DSO Cambridge punon me disa prej shkollave me konvikte më të mira britanike të cilat dëshirojnë të rekrutojnë studentë me aftësi të larta nga Shqipëria, të moshës 14, 15, 16 dhe 17 vjeçare. Këta studentë duhet të kenë ambicie dhe të demostrojnë aftësi dhe potencial për të konkuruar për vende në universitetet më të mira në botë.
Të gjitha shkollat me konvikte në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë të njohura/ respektuara dhe tek to do të gjeni standarte edukimi shumë të larta. Tarifat e këtyre shkollave mund të arrijnë deri në €50,000 viti. Bursat të cilat ofrohen nga DSO Cambridge arrijnë deri në 70% të tarifës së plotë.
Këto bursa në shkollat britanike mundësohen vetëm nëpërmjet DSO Cambridge.
Shërbimi që ne ofrojmë është personal dhe konfidencial. Kërkimi juaj fillestar do të kryhet me një person i cili e ka gjuhën shqipe si gjuhë amëtare, është i trajnuar specifikisht në këshillimin e prindërve të studentëve me aftësi të larta për procesin e aplikimit për bursë.
Ne i drejtojmë prindërit dhe studentët drejt procesit të aplikimit dhe testimit. Kur një student arrin të fitojë një bursë, ne mund të ofrojmë një shërbim i cili i garanton aplikimin me sukses për vizë dhe kalimin me sukses në sistemin e edukimit britanik.